Detaje të vrasjes në Prizren, çifti kishte ardhur nga Zvicra për pushime
Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hysni Morina” ku një 61- vjeçar vrau bashkëshorten e tij 100 metra larg shtëpisë.
Mirëpo, kush ishin ky çift nga Prizreni. Mësohet se të njëjtit kishin ardhur për pushime nga Zvicra në Kosovë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se B.V. dyshohet se vrau gruan A.V pas orës 23:00 në Prizren.
Fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje. Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.
Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë. /Indeksonline/