Prokuroria deklarohet për rastin në Shtime: Trupi i grabitësit të vrarë gjendet 300 metra larg shtëpisë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e pronarit të shtëpisë dhe grabitësin e vrarë në Komunën e Shtimes.
Sipas informatave të para që posedon Prokuroria, grabitësit janë konfrontuar me pronarin e shtëpisë dhe si pasojë e kanë plagosur pronarin e shtëpisë me armë zjarri, ndërsa, 300 metra larg shtëpisë, është gjetur trupi i pajetë i njërit nga grabitësit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Indeksonline/