75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Xhensila dhe Besi nisin pushimet, momentet në det me vajzën

Pas angazhimeve të të dyve, më në fund ka ardhur momenti që aktori i humorit Besart Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, të nisin pushimet.

Bashkë me vajzën e tyre Ajka, çifti i njohur kanë nisur pushimet.

Ka qenë Xhensila ajo që ka publikuar një video nga resorti ku po pushojnë, ndërsa në fokus shihet Besi me vajzën në krahë.

Tashmë që vogëlushja ka mbushur 1 vjeçe, Besi dhe Xhensila i shijojnë më shumë pushimet, duke qenë se verën e kaluar vogëlushja ishte e sapolindur.

Më poshtë gjeni pamjet e publikuara nga këngëtarja. 

Xhensila dhe Besi nisin pushimet, momentet në det me vajzën on Vidnews.