HISTORIKE: Fitore e madhe për një skuadër kosovare në Ligën e Kampionëve për femra
KFF Mitrovica ka shënuar fitore historike për futbollin e femrave në Kosovë.
Sot, vashat e Mitrovicës kanë fituar me rezultat 2-1, ndeshjen e parë në parakualifikime të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaOlle.
Kundërshtar i Mitrovicës sot ishte, Kampioni i Rumanisë, Olimpia Cluj.
Golat për kosovaret i shënuan Syla (24’), Gjegji (30’.)
Për futbollin e femrave në Kosovë ishte kjo fitorja e parë pas katër vitesh pjesëmarrje në këtë garë.
Kujtojmë se KFF Hajvalia kishte marrur dy herë pjesë në këtë garë dhe nuk kishte arritur të fitonte as një takim, kurse Mitrovica e bën këtë gjë në pjesëmarrjen e dytë.
