75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Temperaturat e larta, SPSPK: Të ruhet shëndeti i punëtorëve

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, përmes një komunikate shtypi, i ka kërkuar ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, Inspektoratit të Punës dhe pronarëve të kompanive që të kujdesen për shëndetin e punëtorëve këto ditë kur po mbizotërojnë temperaturat e larta në vendin tonë.

SPSPK-ja thotë se edhe më herët kishte apeluar që të bëhej reduktimi i orarit të punës ose puna të bëhej me dy ndërrime, para dhe pasdite.

Kjo sindikatë thotë se për çdo jetë të humbur, përgjegjës do të jetë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si edhe pronarët e kompanive.

“Shteti ka mekanizmat e vet, njëherësh edhe obligimet e veta, që të merret seriozisht me këtë çështje. Andaj çdo humbje jete e këtyre punëtorëve përgjegjëse direkte, do të jetë Ministria e Punës me mekanizmat e saj dhe pronarët e kompanive”, përfundon deklarata