75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Premtoi shumë, realizoi pak, ky është kryetari i Vitisë

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017.  Platforma është rifreskuar me të dhëna për gjashtë mujorin e parë 2019.

Nga gjithsej 902 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin qershor 2019 janë përmbushur 248 premtime, 110 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 339 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 205 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre. 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, që vjen nga radhët e LDK së, nga 98 premtimet e bërë, vetëm 18 i ka realizuar, 11 gjysmë të përmbushura, 48 të filluara e 21 as që i ka nisur, përcjellë Indeksonline.

Deri tani Haliti ka realizuar këto premtime:

Digjitalizimi i arkivit

Rregullimi i parqeve në oborret e të gjitha shkollave

Rritja e bursave për nxënës në nevojë dhe studentë 

Aftësimi i nxënësve me drejtime profesionale përmes punës praktike nëpër biznese

Ndarja e 2 milionë eurove për subvencion të aktiviteteve bujqësore

Mbështetje fermerëve me trajnime, ngritje dhe zgjerim të sipërfaqeve në kulturat si molla, kumbulla, vishnje, dredhëz dhe mjedër;

Organizimi i fermerëve në shoqata dhe kooperativa

Gjatë kësaj periudhe janë themeluar dy shoqata të grave njëra në fshatin Gjylekarë që quhet “Duartë e Nënës” që merret me bimë mjekuese dhe perimkulturë. Gjithashtu në Vërban është themeluar shoqata “Yllneshat” e cila merret me të njëjtën veprimtari.

Rritja e numrit të grave në pozitat udhëheqëse komunale

Me vendim të kuvendit komunal të gjitha grat që regjistrojnë biznese në emër tyre janë të liruara nga taksat

Për vitin 2018 komuna në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg kanë ndarë 138 bursa për nxënës.

Lirim nga taksat komunale për gratë që regjistrojnë biznesin në emër të tyre

Për fshatin Beguncë: përfundimi i kanalizimit per lagjet e mbetura, përfundimi i lagjeve të mbetura pa asfalt, shtrimi i rrugëve bujqësore dhe ndriçimi publik

Për fshatin Lubishtë: kompletimi i të gjitha rrugëve me asfalt, kompletimi i rrugëve bujqësore në drejtim të Buzovikut, Podgorcit, dhe rrugëve të tjera , asfaltimi i rrugës Lubishtë- Beguncë , ndriçimi publik, përmirësimi i ambientit të brendshëm dhe të jashtëm shkollor dhe kompletimi i poligonit sportiv te shkolla

Për fshatin Terpezë: rregullimi i rrugës te pishat, ndriçimi publik dhe poligoni sportiv;

Për fshatin Zhiti: kompletimi i poligoneve sportive, zgjerimi i rrugës kryesore të fshatit dhe ndriçim publik

Vizitat e rregullta nëpër shkolla (të paktën 1 herë në vit)

Futja në sistemin e menaxhimit të mbeturinave për të gjitha vendbanimet e komunës

Të gjitha vendbanimet e mëdha në Komunën e Vitisë janë pjesë e sistemit të grumbullimit të mbeturinave.

Ndërtimi i deponive të përkohshme në të gjitha fshatrat dhe ndërtimi i një deponie për mbeturina inerte