E konfirmuar: Suspendohen Komandanti i Policisë dhe pesë zyrtarë tjerë policorë në Gjakovë
Komandanti i Polcisë së Kosovës, Kristë Gjokaj është suspenduar nga puna. Bashkë me të janë suspenduar edhe pesë zyrtarë të tjerë policorë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Ai ka treguar se kjo është bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor.
“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtar policor nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bere sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njëjtëve ane duke u kryer hetime.”, ka thënë Qalaj./Indeksonline/