Aksion i Policisë në Ferizaj dhe Shtime, bastisen disa lokacione të përfshira me lojërat e fatit!
Policia e Regjionit të Ferizajt pas një pune hetimore ka zhvilluar një aksion në dy qytete për lojërat e fatit.
Indeksonline mëson se forcat e sigurisë kanë bastisur disa lokacione në Ferizaj dhe Shtime në luftën kundër kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.
Mësohet se nga ky operacion i suksesshëm janë konfiskuar disa aparata për lojëra të fatit.
Ndryshe, Qeveria e Republikës ka marrë vendim për ndalimin e veprimtarisë së lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme. /Indeksonline/
