75 Mall Live Search
21:40 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Elvana Gjata publikon projektin e ri ‘A m’don’

Elvana Gjata ka sjellur edhe një projekt të ri muzikor.

Ajo këtë vit ka qenë mjaft aktive me projekte, bashkëpunime dhe koncerte të shumta.

Pas bashkëpunimit që solli disa ditë më parë me këngëtarin Adrian Bujupi, Elvana tani ka lasnuar projektin e ri solo.

Kënga e re mban titullin ‘A m’don’ dhe është vizuelizuar edhe me klip në të cilin këngëtarja shfaqet e bukur dhe sensuale, ndërsa ka mahnitur edhe një herë me vokalin e saj të mahnitshëm.

Kënga e re e Elvanës tashmë është publikuar në kanalin ‘Youtube’ dhe padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e saj të shumtë./Indeksonline/