75 Mall Live Search
22:44 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas kalimit në Inter, Lukaku ka “dy fjalë” për Man Utd

Lukaku ka kompletuar transferimin e tij në Inter nga ekipi i Man Utd

Belgu i kushtoi Interit 80 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me klubin italian.

Ndërsa, tash pasi u zyrtarizua kalimi i tij në Inter, sulmuesi belg ka vendosur që ta falënderoj klubin e Man Utd me një postim në Twitter, shkruan Indeksonline.

” Për të gjithë të përfshirët në Manchester United – nga bordi tek menaxheri dhe stafi i tij, lojtarët dhe të gjithë tifozët. Faleminderit dhe fat të mirë për të ardhmen” – shkruajti belgu, i cili kishte ftohur marrëdhëniet me klubin anglez dhe po stërviste në Belgjikë me klubin e Anderlecht./Indeksonline/