75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

1.3 miliardë euro blerje në 11 vjet, Guardiola është “faraoni” i pankinës

Joao Cancelo është blerja e fundit e Manchester City-t në këtë merkato vere. Ai u mor nga Juventusi për 65 milionë euro. Nëse do të mblidhen të gjitha shpenzimet që skuadrat e Guardiolës kanë bërë në merkato, shifra totale është vërtet e frikshme: 1.3 miliardë euro përgjatë 11 sezoneve të tij në stolat e Barcelonës, Bayernit dhe Manchester City-t.

Shpërndarja e shpenzimeve në blerjet e Guardiolës, sipas roleve është vërtet interesante. Trajneri katalan ka shpenzuar më së shumti për mbrojtjen, plot 513.1 milionë euro. Portugezi Cancelo bëhet anësori më i shtrenjtë në histori. Pep, gjithashtu, ka paguar 65 milionë euro për Laporten, 57.5 për Benjamin Mendy, 55.6 për Stones, 51 për Kyle Walker, 35.5 për Dani Alvesin, 28 për Benatia, 25 për Chygrynskiy etj.

Trajneri aktual i Manchester City ka shpenzuar 385.5 milionë euro për sulmues, vetëm 326.6 milionë në mesfushë dhe 77.6 milionë për portierë.

Shpërndarja sipas skuadrave është gjithashtu interesante. “Citizens” kanë “pjesën e luanit”. Që nga mbërritja në “Etihad”, në vitin 2016, Guardiola ka shpenzuar më shumë se dyfishin e shumës që investoi te Barcelona dhe Bayerni. Tani për tani, plot 762.3 milion euro është shuma e harxhuar për blerje të reja në katër sezone.

Krahasimi, logjikisht, është i pashmangshëm. Në katër sezonet e tij në “Camp Nou”, Guardiola harxhoi 341.5 milionë euro për përforcime. Bayern Munich ishte skuadra ku investoi më pak në këtë drejtim. Në tri sezonet e tij në “Allianz Arena”, ai shpenzoi 204.1 milion euro për blerje. Arturo Vidal dhe Mario Götze (37) ishin përforcimet e tij më të shtrenjta në bavari.

Sa u përket shoenzimeve sezonale, 2016-2017 është më i kushtueshmi i Guardiolës me 305.5 milionë euro. Në sezonin e tij të dytë te Manchester City, Pep ndërtoi ekipin që ka fituar shtatë nga tetë titujt e fundit në Angli. Gjatë gjithë kësaj periudhe mbërritën Stones (55.6 milionë euro), Sané (50), Gabriel Jesus (32), Gündogan (27), Bravo (18), Nolito (18), Marlos (5.5), Rulli (4) , Zinchenko (2), Pablo Marí (0.2) dhe Mooy (falas).

Shpenzimet sipas repateve:

Portierë – 77.6 milionë euro

Mbrojtës – 513.1

Mesfushorë – 326.6

Sulmues – 385.5

Blerjet e Guardiolës sipas skuadrave:

Manchester City – 762.3 milionë euro

Bayern Munich – 204.1

Barcelona – 341.5

Të gjitha blerjet e Guardiolës si trajner:

Man. City 2019-20 – Rodri Hernández (70 milionë euro)
Man.City 2019-20 – Cancelo (65)
Man.City 2019-20 – Steffen (8)
Man.City 2019-20 – Angeliño (12)
Man.City 2018-19 – Mahrez (67,8)
Man.City 2018-19 – Sandler (2,5)
Man.City 2018-19 – Arzani (0,8)
Man.City 2018-19 – Palaversa (6,3)
Man.City 2018-19 – Itakura (1,1)
Man.City 2017-18 – Laporte (65)
Man.City 2017-18 – Benjamin Mendy (57,5)
Man.City 2017-18 – Walker (51)
Man.City 2017-18 – Bernardo Silva (50)
Man.City 2017-18 – Ederson (40)
Man.City 2017-18 – Danilo (30)
Man.City 2017-18 – Douglas Luiz (12)
Man.City 2017-18 – Harrison (4)
Man.City 2017-18 – Kayode (3,8)
Man.City 2017-18 – Ilic (2,5)
Man.City 2016-17 – Stones (55,6)
Man.City 2016-17 – Sané (50)
Man.City 2016-17 – Gabriel Jesus (32)
Man.City 2016-17 – Gündogan (27)
Man.City 2016-17 – Nolito (18)
Man.City 2016-17 – Bravo (18)
Man.City 2016-17 – Marlos Moreno (5,5)
Man.City 2016-17 – Rulli (4,7)
Man.City 2016-17 – Zinchenko (2)
Man.City 2016-17 – Pablo Marí (0,2)
Man.City 2016-17 – Mooy (i lirë)
Bayern Munich 2015-16 – Vidal (37)
Bayern Munich 2015-16 – Douglas Costa (30)
Bayern Munich 2015-16 – Kimmich (8,5)
Bayern Munich 2015-16 – Coman (7)
Bayern Munich 2015-16 – Ulreich (3,5)
Bayern Munich 2015-16 – Tasci (2,7)
Bayern Munich 2014-15 – Lewandowski (i lirë)
Bayern Munich 2014-15 – Benatia (28)
Bayern Munich 2014-15 – Bernat (10)
Bayern Munich 2014-15 – Xabi Alonso (9)
Bayern Munich 2014-15 – Reina (3)
Bayern Munich 2014-15 – Kut (3)
Bayern Munich 2014-15 – Lucic (0,4)
Bayern Munich 2014-15 – Rode (i lirë)
Bayern Munich 2013-14 – Götze (37)
Bayern Munich 2013-14 – Thiago (25)
Bayern Munich 2013-14 – Kirchoff (i lirë)
Barcelona 2011-12 – Cesc Fabregas (34)
Barcelona 2011-12 — Alexis Sánchez (26)
Barcelona 2010-11 — Mascherano (20)
Barcelona 2010-11 – David Villa (40)
Barcelona 2010-11 – Adriano (9,5)
Barcelona 2010-11 – Afellay (3)
Barcelona 2009-10 – Ibrahimovic (69,5)
Barcelona 2009-10 – Chygrynskiy (25)
Barcelona 2009-10 – Keirrison (14)
Barcelona 2009-10 – Maxë///ell (4,5)
Barcelona 2008-09 – Dani Alves (35,5)
Barcelona 2008-09 – Hleb (17)
Barcelona 2008-09 – Martín Cáceres (16,5)
Barcelona 2008-09 – Seydou Keita (14)
Barcelona 2008-09 – Henrique (8)
Barcelona 2008-09 – Piqué (5)
Barcelona 2008-09 – Pinto (i lirë)