Juventus – Napoli ndalohet për të lindurit në Campania, shpërthen ylli i serialit “Gomorra”
Juventus-Napoli, një ndeshje e ndaluar për personat e lindur në rajonin Campania. Reagon ashpër aktori i serilait “Gomorra”, Salvatore Esposito i njohur për rolin e Genny Savastano, për vendimin e Questura di Torino për ndeshjen e programuar më 31 gusht.

Ky vendim në faqen e Juventusit ka nxitur zemërimin e tifozëve të Napolit të lindur në Campania, të cilët nuk do të kenë mundësi të hyjnë në stadium për të parë idhujt e tyre.
“Ky është një turp. Futbolli është një lojë dhe ju po e shkatërroni atë. Doja t’iu thosha organeve kompetente, UEFA-s, FIFA-s, Serie A, të cilat bëjnë luftë kundër racizmit – ‘thoni jo racizmit’ – dhe më pas lejojnë që të ndalohet transferta jo vetëm për tifozët e një ekipi të veçantë, sepse kjo ndodh, por për ata që kanë lindur në një zonë specifike dhe për atë që është banor në një rajon të veçantë, në këtë rast Campania”, u shpreh ai.