75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia po e kërkon mashtruesin nga Peja, jepen disa detaje

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

•          ARBEN (SAFET) HUMAJ  i lindur me 04.02.1988 në Gjakovë me banim ne fshatin Vitomiricë-Pejë,

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

•          20- (njëzet) raste për veprën penale ‘Mashtrim,

•          2-(dy) raste për veprën penale ‘Vjedhje’

•          1-(një) rast për veprën penale ‘Dhunim’.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykatat Themelore të Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–           192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–           039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

–           E-mail adresa: info@kosovopolice.com