A do të obligohen pikat e shitjes së karburanteve që të bëjnë pastrimin e rezervuarëve çdo 3 vjet? – Tregon Shala
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka reaguar rreth lajmeve që po qarkullojnë se pikat shitëse të karburanteve të naftës do të obligohen për të pastruar rezervarët çdo tre vjet.
Përmes një postimi në Facebook, Shala i ka quajtur të pavërteta këto lajme, shkruan Indeksonline.
Ai ka treguar se ky udhëzim është anuluar nga Zyra e Kryeministrit javë më parë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Endrit Shalës:
Të dashur qytetarë, të nderuar konsumator, po qarkullojnë disa lajme që Udhëzimi Administrativ 06/2019 i cili do të obligon pikat e shitjes së karburanteve të naftës që të bëjnë pastrimin e rezervuarëve çdo 3 vite, udhëzim ky të cilin e kam nënshkruar para disa javëve, është anuluar nga Zyra e Kryeministrit.
Një lajm i tillë është i pavërtetë.
Një gjë e tillë ligjërisht është e pamundur që të ndodhë, dhe nuk do të ndodhë!
Prioritet i imi i përhershëm është dhe do të mbetet mbrojtja e konsumatorit dhe cilësia e produkteve që tregtohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës.