75 Mall Live Search
18:52 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tottenham po mposhtet nga skuadra e promovuar në Premier Ligë

Ndeshja e javës së parë të Premier Ligës ndërmjet nënkampionit evropian, Tottenham dhe skuadrës së promovuar këtë vit në elitën e futbollit anglez, Aston Villa po fitohet nga kjo e fundit e cila ka kaluar në epërsi qysh në minutën e 9.

Golashënues ishte John McGinn, i cili befasoi të gjithë në stadiumin e sapondërtuar të Tottenhamit, shkruan Indeksonline.

Tottenham kishte një sezon të mirë duke arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo po has në vështirësi ta mposht Aston Villan e sapo promovuar në Premier Ligë/Indeksonline/