75 Mall Live Search
21:49 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ambasadorja e re e SHBA krah sekretarit të Shtetit para nisjes për në Shqipëri

Para marrjes zyrtare të detyrës, ambasadorët e rinj të SHBA kanë marrë edhe porositë e fundit nga drejtues të lartë të Departamentit të Shtetit.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar një takim me disa ambasadore amerikane që do përfaqësojnë SHBA-të në vende të ndryshme të botës.

Mes tyre është edhe ambasadorja e emëruara për në Shqipëri, Yuri Kim.

Kim shfaqet në krah të sekretarit, ndërsa ky i fundit në rrjetet sociale shkruan:

“Kënaqësi që pata një takim me ambasadorët tanë të emëruar ndërsa përgatiten për të përfaqësuar popullin Amerikan dhe për të udhëhequr Departamentin e Shtetit nëpër botë. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin tonë dhe me krah të lehtë”