Mëngjes i qetë në pikat kufitare, Dheu i Bardhë më i ngarkuar në dalje
Gjendja në pikat e afërta kufitare po vazhdon të jetë e qetë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në regjistrimet e bëra deri në orën 09:40, nuk ka pasur fluks të madh të makinave as në hyrje as në dalje.
Derisa në ditët e tjera, bashkëatdhetarët janë detyruar të presin me orë të tëra, këtë mëngjes nuk ka pasur ngarkesë, veçmas në hyrje, shkruan Indeksonline.
5 – 10 kanë qenë pritjet, ndërsa një ngarkesë më e madhe është vërejtur në dalje tek Dheu i Bardhë, deri në 90 minuta./Indeksonline/
