Befason analisti kosovar: Luka Jovic as te Flamurtari nuk e kisha marrë
Futbollisti i FC Aarau Liridon Balaj dhe ish-futbollisti i njohur Arsim Plepolli janë të ftuar në emisionin “90 Plus”.
Kanë mbetur edhe pak ditë deri te fillimi i edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubet kosovare kanë kryer mjaft shumë përforcime në prag të fillimit të edicionit të ri, por ish-futbollisti Arsim Plepolli ka disa kritika.
Duke folur për përforcimet e shumta të klubeve kosovare, Plepolli thotë se duhet shikuar më shumë cilësia.

Madje, ai ka përmendur edhe futbollistin serb të Real Madridit Luka Jovic.
“Jovic është top-lojtar, por as në Flamurtar nuk e kisha marrë”, tha Plepolli.
“Ai ka talent, por nuk është ende i gatshëm për këtë hap”, shtoi ai