75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti – në prag të shpërndarjes së Kuvendit

Në këto qaste, një takim po mbahet me dy liderëve të këtyre partive, në një nga restorantet e kryeqytetit.

Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje midis dy liderëve opozitarë.

Më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, por ka parti që ende nuk i kanë dorëzuar nënshkrime.

Ndërkohë, LDK-ja dhe Vetëvendosje ka kohë që kanë nisur bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.