Shkatërrohet parku i qytetit të Suharekës, pa kaluar muaji
86 mijë euro i ka kushtuar Komunës së Suharekës rregullimi i parkut të qytetit dhe i hapësirave gjelbëruese, por pa kaluar as një muaj që nga përfundimi i punimeve, parku ka nisur të shkatërrohet. Persona të papërgjegjshëm i kanë demoluar figurat e lojës së shahut që janë bërë copë-copë, duke i hedhur gjithandej nëpër park. Por ajo që bie në sy është edhe cilësia e dobët e punimeve, ngjyra në fushat e shahut është fshirë në tërësi ende pa kaluar muaji.


Për këtë ngjarje ka reaguar përmes facebukut edhe kryetari i komunës së Suharekës duke e quajtur akt të ulët dhe njëherit ka premtuar se do ta rregulloj sërish.

“Kjo pamje nuk na nderon. Kujdesi për hapsirat publike duhet ta bëjë secilin të vëmendshëm.Kjo fushë e shahut ishte me pamje më të mirë, por nga persona të pandërgjeshëm është dëmtuar shumë.
Mirëpo ne nuk e humbim
shpresën.
Kjo do të rregullohet sërish. Dhe, sërish do të kemi shtesë hapsira të
gjelbërta dhe parqe për të gjitha moshat, kudo ku janë të nevojshme.
Sepse qytetarët e meritojnë dhe obligimi ynë është përkushtimi për të tu shërbyer me vullnet dhe gadishmëri kudo ku kërkohet” Ka thënë Muharremaj