Agjenti i Philippe Coutinhos ka arritur në Paris për negociatat me PSG
Pas raportimeve që Barcelona dhe Paris Saint-Germain kishin vendosur të takoheshin për të negociuar një marrëveshje transferimi për Neymarin, gjërat me të vërtetë kanë filluar të shkojnë kah përfundimi.
Sipas raporteve, një delegacion i zyrtarëve të Barcelonës, përfshirë drejtorin sportiv Éric Abidal, kanë mbërritur në Paris gjatë orëve të fundit.
Kurse Philippe Coutinho , po përfaqësohet gjithashtu në kryeqytetin Spanjoll nga agjenti i tij, Kia Jorabchian, sipas Esporte Interativo, transmeton Indeksonline.
Barça është e përgatitur të ofrojë 100 milionë euro plus Coutinhon dhe Ivan Rakitic./Indeksonline/.