Nëna braktis fëmijët, në Prishtinë, nuk dëshiron të kujdeset më për ta
Një nënë ka braktisur fëmijët e saj në Prishtinë. Ajo ka raportuar se nuk dëshiron më të kujdeset për ta.
Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërsa fëmijët janë dërguar në Qendrën strehimore në kryeqytet.
“Është raportuar se dyshuara femër k/shqiptare, ka raportuar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në Qendrën strehimore të Prishtinës, ndërsa e dyshuara është liruar”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/