Zyrtare: Labinot Ibrahimi rikthehet në Prishtinë
Klubi i futbollit të Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur rikthimin e ish-futbollistit, Labinot Ibrahimi nga Partizani.
Ata në postim kanë treguar se rol të madh ka luajtur presidenti i Partizanit, Gaz Demi, shkruan Indeksonline.
Ibrahimi që gjashtë vite është i transferuar tek Partizani i Tiranës. Ai në Shqipëri ishte transferuar nga Prishtina.
Në të kaluarën përveç Prishtinës, ai ka luajtur edhe për Ulpianën./Indeksonline/