Liverpool-i bëhet klubi më i trofeshëm në Angli, lë prapa Manchester United-in
Ekipi i Liverpoo-itl mbrëmë fitoi trofeun e Superkupës së Evropës, duke e mposhtur Chelsea-n pas ekzekutimit të penaltive.
Në 120 minuta lojë rezultati ishte 2-2, ndërsa në penalti lojtarët e Liverpool-it u treguan më të saktë, shkruan Indeksonline.
Kjo fitore po del të jetë shumë e ëmbël për tifozët e ‘The Reds’.
Me fitimin e titullit të Superkupës së Evropës, Liverpool është bërë skuadra më e trofeshme në Angli.
‘Të kuqët’ tashmë kanë 46 tituj në kabinetin e tyre, duke lënë prapa rivalët e tyre të përjetshëm, Manchester United-in që kanë 45 tituj.
Viti 2019 po del të jetë i Liverpool-i. Deri tashti ata kanë marrë dy tituj dhe janë në garë edhe një tjetër./Indeksonline/