75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sapo u zyrtarizua largimi nga Shqipëria, mbrojtësi i njohur sot vendos për skuadrën kosovare!

Kukësi sapo ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me Ardian Cuculin.

“Marrëveshja mes Klubit tonë dhe 32-vjeçarit ka përfunduar.

Qendërmbrojtësi, i ardhur te skuadra jonë një vit më parë, është aktivizuar në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar Kupën e Shqipërisë.

Klubi falenderon Ardijan Cuculin për kontributin e dhënë me fanelën blu dhe i uron suksese në karrierë” thuhet në njoftim.

Ish-mbrojtësi i Shkëndisë pritet që gjatë ditës së sotme të nënshkruaj me një skuadër kosovare.

Drita e Prishtina kanë qenë shumë të interesuar në këtë afat kalimtar për shërbimet e tij.

Por, skuadra gjilanase është shumë më afër kësaj marreveshje./Indeksonline/