75 Mall Live Search
10:49 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Arbën Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e shtatë të vdekjes sëArbën Xhaferit, ka thënë se ishte lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, i cili do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Arbën Xhaferi shënon kthesë në avansimin e të drejtës shqiptare.

“Arbën Xhaferi ishte personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë, të drejtave të ligjshme të popullit tonë. Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identieti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çkado tjetër në jetën e njeriut. Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave”, ka shkruar ai.