Romës i ikën dështaku, po i vjen kroati
Roma e ka huazuar te Galatasaray mesfushorin që dështoi totalisht, Steven Nzonzi. Mesfushori francez e ka publikuar një fotografi me fanelën e Gallatës në profilin e tij në Facebook.
Por, skuadra e kryeqytetit italian shumë shpejt pritet të bëjë goditjen më të madhe të afatit kalimtar. Roma është në fund të bisedimeve me Liverpoolin për sigurimin e shërbimeve të Dejan Lovrenit.
Ylli kroat pritet të jetë blerja më e bujshme për Romën në këtë afat. Lovreni pritet të vijë në formë huazimi, me të drejtë blerjeje./Indeksonline/
