75 Mall Live Search
13:14 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një avion rus bën ulje emergjente pasi përballet me një tufë zogjsh, lëndohen 23 persona

23 persona, duke përfshirë pesë fëmijë janë dërguar në spital të plagosur, pasi aeroplani i kompanisë ajrore, Ural, ka bërë një ulje emergjente afër Moskës.

Kompania ka thënë të enjten se kishte kryer uljen emergjente afër aeroportit “Zhukovsky”, pasi zogjtë kishin penguar fluturimin e avionit.

Ministria ruse e Shëndetësisë ka thënë nëpërmjet një deklarate se asnjë prej të të plagosurve s’ është në rrezik për jetën.

Avioni ishte nisur drejt Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë së aneksuar nga Rusia.