75 Mall Live Search
17:19 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kampioni i Zvicrës ua ndalon hyrjen tifozëve serbë

Kampioni i Zvicres, Young Boys ka marrë vendim që të mos u shesë bileta tifozëve serbë për ndeshjen kundër Crvena Zvezdës, e cila do të zhvillohet më 21 gusht në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ky vendim ka ngjallur pakënaqësi dhe reagime në Serbi, ndërsa serbët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër janë tejet të hidhëruar në klubin zviceran.

“Posa e thirra në sekretariatin e Young Boys për të parë nëse kjo ishte e vërtetë që ne nuk mund të blejmë bileta. Ai më vërtetoi gjithçka. Të gjithë serbët janë të dëshpëruar për shkak të kësaj ndalese që po u bëhet padrejtësisht”, thotë një burim i gazetës serbe, “Kurir”.

Tifozët e Crvena Zvezdës njihen për huliganizëm dhe skandale të shumta në stadiume dhe jashtë tyre, andaj klub i zviceran e ka marrë vendimin për t’u mos u dhënë bileta për një siguri më të madhe./Express/