Kthimi i bashkatdhetarëve, 6 orë pritje në Merdare
Mërgimtarët të cilët po kthehen nga vendlindja në vendet e Evropës po ballafaqohen edhe sot me pritje të gjata në pikën kufitare të Mendares.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare, kolonat janë deri në 500 metra për të dal nga Kosova teksa pritjet shkojnë deri në 360 minuta.
Për dallim nga Merdarja, në pikë kalimet tjera kufitare kolonat janë më të reduktuara./Indeksonline/
