75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ronaldo punëtor ndërsa Messi vetëm talent? Shikoni si stërvitet “pleshti”

Leo Messi nuk është me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të një dëmtimi, dhe po punon veçmas ekipit, për tu rikthyer përsëri në formë.

Valerde në konferencën për shtyp u shpreh se nuk do të rrezikonin me të, në ndeshjen e parë për këtë sezon kundër Atletiko Bilbao. Sulmuesi argjentinas po punon fort për tu rikthyer nga dëmtimi, i cili e la jashtë pjesës tjetër të skuadrës gjatë përgatitjeve para-sezonale.
Në një video në rrjetet sociale Mesi shihet teksa bën stërvitje në rërë, për të arritur formën e tij.

33-vjeçari shihet duke bërë gjuajtje me këmbën e majtë, por nuk e përdor fare të djathtën, këmbë në të cilën ai është i dëmtuar. Nëpërmjet kësaj video kuptojmë se sulmuesi nuk e kaluar akoma dëmtimin, dhe do t’i duhen edhe pak kohë për tu rikuperuar.

Për më shumë shikoni videon: