Ky është 19- vjeçari që u ther në Prishtinë
Një 19 vjeçar është në gjendje të rëndë pasi u ther në Prishtinë.
Viktima është duke u operuar në QKUK, ndërsa Indeksonline mëson se bëhet fjalë për B.A.
Ndryshe, ai bashkë me një vajzë tjetrën ishin duke ecur në rrugën “Ahmet Dërguti” , derisa u sulmuan nga disa persona të panjohur, të cilët dolën nga makina dhe kryen veprën.
Burime të Indeksonline thonë se dyshimet për sulm kanë të bëjnë me hakmarrjen./Indeksonline/