75 Mall Live Search
00:41 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Japonia goditet nga stuhia tropikale, 400 persona evakuohen

Stuhia tropikale e quajtur Krosan ka goditur Japoninë Perëndimore, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e më shumë se 400 personave.

Qindra fluturime avionësh janë anuluar, ndërsa erërat shkojnë deri në 160 kilometra në orë. Qendra Meteorologjike e Japonisë ka parashikuar më shumë se 1 mijë milimetra shi vetëm gjatë 24 orëve të ardhshme.

“Duke pasur parasysh parashikimet për shira të dendur e erë të fortë, u kërkojmë banorëve të zonave të prekura që të mos dalin jashtë shtëpive dhe të përgatiten për një evakuim të menjëhershëm nëse do të jetë e nevojshme”, tha Yoshihide Suga, sekretari i shefit të shtabit.