Inicialet e personave që dyshohet se sulmuan dy të rinjtë mbrëmë, në Prishtinë
Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një incident në kryeqytet, ku dy persona pas therjes me thikë kanë mbetur rëndë të lënduar.
Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht nga vendi i ngjarjes për këtë rast. Gjendja shëndetësore e njërit nga të të lënduarit ishte e rëndë, por që është përmirësuar pas ndërhyrjes kirurgjike në QKUK.
B.A ka pasur ndërhyrje në stomak dhe ai është dërguar për shërim të mëtejshëm në Kirurgjinë abdominale, ndërsa gjendja e tij është e përmirësuar.
Burime të Indeksonline-t mësojnë edhe emrat e të të dyshuarve që kanë gisht në këtë sulm. I.D, D.G, R.H, J.K dhe E.G janë disa nga personat që dyshohet se kanë sulmuar dy të rinjtë mbrëmë në rrugën “Ahmet Dërguti”.
Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka thënë se policia ka marrë masa dhe ka pasur arrestime./Indeksonline/