75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Heroi i Liverpoolit lëndohet nga një tifoz, mund të mungojë nesër në Premierligë!

Portieri i Liverpoolit, Adrian mund të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Sauthampton. Portieri spanjoll është lënduar nga një tifoz pasi u bë hero në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Chelseat.

Lajmin e ka konfirmuar Jurgen Klopp.

“Adrian mund të mungojë në ndeshjen e nesërme. Ka pësuar lëndim pas festës në triumfin e finales. Është lënduar duke festuar nga një tifoz” ka thënë Klopp.

Në rast se Adrian nuk mund të jetë nesër në portë, Klopp do të ketë kokëçarje ngase edhe Alisson është jashtë fushave për shkak të lëndimit.

35 vjeçari i sapo transferuar, Andrew Lonergan pritet të jetë startues në sfidën e nesërme./Indeksonline/