Policia e Kosovës kërkon ndihmë: Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po e kërkon
KRIST (NDUE) NUA i lindur me 01.06.1983 .
Nga policia deklarojnë se kanë siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore të Pejës për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:
· KRIST (NDUE) NUA i lindur me 01.06.1983 në Pejë me banim ne fshatin Budisalc-Klinë,
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:
· 3- (tri) raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i armëve”
1-(një) rast për veprën penale “Falsifikim i parasë”
· 1-(një) rast për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
I dyshuari kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës- dega në Klinë dhe Gjykata Themelore e Gjakovës.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë – Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com