Policia jep detaj nga rrahja në Tophane, një person i lënduar
Në orët e mbrëmjes, në Prishtinë, saktësisht në lagjen Tophane ndodhi një rrahje.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Indeksonline tregoi se një person ka mbetur i lënduar nga rrahja.
“Rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën për një rrahje ne lagjen Tophane ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet policore, të cilat kane hasur ne një person te lënduar. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht njësitet policore te stacionit te Veriut ne Prishtine janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave te përfshire ne ketë rast.”, u shprehë Ahmeti./Indeksonline/


