Zyrtare: Interi e ka huazuar Longon te Deportivo La Coruna
Samuele Longo i Interit tani është bashkuar me Deportivo La Coruna në formë huazimi.
Nerazzurrët e konfirmuan marrëveshjen, transmeton Indeksonline.
Ai tani do të kthehet në Spanjë përsëri, ku edhe kishte luajtur për 5 ekipe spanjolle më parë.
Longo ka luajtur për Espanyol, Rayo Vallecano, Girona, Tenerife dhe Huesca.
Ai shënoi një gol në 15 paraqitjet për Huesca sezonin e kaluar, para se të linte klubin në janar dhe të luante për Kremones në Serinë B./Indeksonline/.