13 të rinj nga një lagje e Kamenicës ia mësynë Kroacisë për një jetë më të mirë
Kroacia është bërë destinacion i shumë kosovarëve gjatë këtij viti për të migruar.
Vendet e shumta të punës dhe pagat më të mira po bëjnë që shumë të rijnë të ia msynë Kroacisë, shkruan Indeksonline.
Vetëm dje 13 të rinj nga qyteti i Kamenicës, saktësisht nga lagjja e Malësisë, kanë zbarkuar dje në Kroaci.

Gjatë këtij viti, Indeksonline patë bërë një hulumtim në ambasadat e Gjermanisë, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Ajo që binte në sy ishte se disa policë bllokojnë për automjete hyrje-daljet e rrugës që çon tek ambasada, jo për shkaqe sigurie por sepse rruga është e stërmbushur me njerëz dhe kalimi i veturave është i pamundur. /Indeksonline/