75 Mall Live Search
10:56 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Celina po shkëlqen në Championship, i dyti me më së shumti raste të krijuara

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina është duke kaluar formë të lartë me ekipin e Swansea në Championship të Anglisë.

Swansea renditet e 4-ti pas tri xhirove me gjithsej 7 pikë të grumbulluara ku ka dy fitore dhe një barazim, shkruan Indeksonline.

Kosovari Bersant Celina po del të jetë lojtar kyç për ekipin anglez pasi që nga tre ndeshje ka krijuar 10 raste për gol, i dyti me më së shumti në ligë pas Mateusz Kilch i cili e ka vetëm një rast më shumë të krijuar sesa Celina./Indeksonline/