Veseli takohet me një mërgimtar që kishte përfituar nga nisma e tij për kthimin e tokave të uzurpuara
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së sotshme është takuar me Naser Januzin nga Barileva e Prishtinës që ishte viktimë e fenomenit të uzurpimit të tokave.
Januzi kishte përfituar nga nisma që kishte marrë Veseli për të larguar të gjithë abuzuesit me pronat e uzurpuara, transmeton Indeksonline.
Mërgimtarit nga Gjermani i ishin kthyer tri lokalet.
Veseli në postimin e tij tha se është radha e komunave të angazhohen kundër këtij fenomeni.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Kadri Veselit:
U takova me Naser Januzin nga Barileva e Prishtinës, i cili ishte viktimë e fenomenit të uzurpimit të pronave. Për vite me radhë ai nuk ka pasur mundësi t’i shfrytëzojë tri lokalet që kishte privatizuar me të ardhurat e mbledhura prej punës së tij në Gjermani.
Nisma që mora për t’i larguar të gjithë abuzuesit nga pronat e uzurpuara ia ka kthyer edhe Naserit pronat që i takojnë. Jo vetëm kaq, por ia ka kthyer edhe besimin tek e ardhmja e Kosovës dhe do të investojë edhe më shumë kapital, që të hap vende të reja pune dhe të punësojë sa më shumë të rinj.
Tani e kanë radhën komunat që të angazhohen më seriozisht dhe t’i lirojnë edhe qindra prona të tjera që mbahen kundërligjshëm të uzurpuara. Vetëm duke luftuar korrupsionin dhe garantuar sundimin e ligjit mund t’i bindim ndërmarrësit e suksesshëm të diasporës, si Naserin dhe shumë të tjerë, që të kthehen dhe të investojnë në të ardhmen e atdheut tonë.

