75 Mall Live Search
13:17 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

AAK – PSD në koalicion parazgjedhor, zyrtarizojnë marrëveshjen në orën 15:00

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD-së në të cilën pritej të vendosej lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK-në.

Pas kësaj mbledhjeje, anëtarë të PSD-së nuk janë deklaruar për mediet, megjithatë tashmë është vendosur që të krijohet koalicioni parazgjedhor me AAK-në.

Madje, këtë marrëveshje pritet që  ta zyrarizojnë sot në orën 15:00 përmes një konference të përbashkët shtypi dy partnerët e koalicionit: Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti.