75 Mall Live Search
14:57 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sanchez nesër kryen vizitat mjekësore te skuadra e re

Sulmuesi i Manchester United-it, Alexis Sanchez, nesër do t’i kryejë testet mjekësore tek Interi.

Interi ka arritur marrëveshje me “Djajtë e kuq”, për huazimin e kilianit me mundësi blerjeje në fund të sezonit për 14 milionë euro.

Gjiganti anglez gjatë tërë verës është munduar ta shiste kilianin, i cili nuk ka vend në formacionin e Solksjaer.

Sanchez, i cili është transferuar në janar të 2018 nga Arsenali, ka shënuar vetëm tri gola me Manchester United-in.