75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haki Abazi aderon në Vetëvendosje

Analisti politik, Haki Abazi, do të aderojë sot në lëvizjen Vetëvendosje.

Zyrtarizimi i kalimit të tij në partinë e Albin Kurtit, do të bëhet sot në orën 13:00, në zyrat qendrore të lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë.

Ai ka thënë se në orën 13:00 do të zyrtarizohet si anëtar i VV-së dhe do të pritet nga anëtarë të kësaj partie.“Po, është ë vërtetë. Zyrarizimi do të bëhet sot në orën 13:00. Do të pritem nga zyrtarë të lëvizjes Vetëvendosje”, Haki Abazi.

Ndryshe, lëvizja Vetëvendosje, kohët e fundit ka arritur të sjellë në radhët e vetë shumë anëtarë të rinj.

Një ndër ta ka qenë edhe ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili pak ditë më parë kaloi në partinë e Albin Kurtit.