75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

AKP ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë numër 98 – Marketing Export Lokali Lipjan

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë numër 98 – Marketing Export Lokali Lipjan nga Shitja e Aseteve me Likuidim numër 49.

Tërheqja është bërë në bazë të aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Aktvendim CI 19 0008, për caktimin e masës së sigurisë deri në marrjen e vendimit përfundimtar, njofton AKP. 

Ky aset ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit numër 49, e cila do të mbahet nesër.