75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Yyy çfarë këmbësh! Modelja shqiptare çuditet me Lukakun

Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani, është gjithmonë në qendër të vëmendjes me statuset dhe fotot që poston në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo i ka shkruar sulmuesit belg, Romelu Lukakuy. E deklaruar si tifoze e thekur e Interit, Erjona ka mbetur e mahnitur nga blerja e re e zikaltërve.

Në një foto që belgu ka hedhur Instagram, Sulejmani i ka komentuar duke shprehur habi për format e tij trupore.

“Çfarë këmbësh paske! Këtë vit Interi ynë duhet ta tregojë veten”, shkruan Erjon Sulejmani.