75 Mall Live Search
16:12 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar që i shënoi Interit ndryshon skuadër

Sulmuesi i Kosovës, Leotrim Kryeziu ka ndryshuar skuadër.

Tashmë futbollisti në fjalë është huazuar te skuadra e Chiassos në Ligën e Dytë zvicerane.

Kryeziu është futbollist i Luganos në elitën e futbollit zviceran dhe është transferuar te kjo skuadër një vit më parë nga Drita e Gjilanit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale.

Në ndeshjet parasezonale Kryeziu arriti t’i shënoj skuadrës së madhe italiane, Inter. /IndeksOnline/