Babai i Dua Lipës uron këngëtaren për ditëlindjen me foto nga momentet më të veçanta
Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur kosovare, Dua Lipa e cila po feston ditëlindjen e 24-të.
Në këtë ditë ajo ka marr urime të shumta nga familjarë, miq e adhurues të shumët, ndërsa nuk kishte si të mungonte edhe urimi nga babai i saj, Dukagjin Lipa, shkruan Indeksonline.

Me disa fotografi që Dukagjini ka publikuar në Instagaram, ai ka sjellur momentet më speciale që nga fëmijëria e këngëtares e deri tek majat e karrierës ndërkombëtare.

“Ti gjithmonë do të jesh dashuria ime e parë dhe unë çdoherë do të qëndroj pas. Urime ditëlindja Dua, të dua”, ka shkruar Dukagjinin në urimin e tij.

Ndërsa, Dua mori një dhuratë të veçantë edhe nga i dashuri i saj, modeli Anëar Hadid./Indeksonline/


