Lojtarët e Manchester Unitedit, të shqetësuar për Pogban
Lojtarët e Manchester Unitedit, janë të shqetësuar për mënyrën si do të ndikojë heqja e penalltisë te mesfushori, Paul Pogba.
Solskjaeri ishte i zemëruar për bisedën që kishin Rashford dhe Pogba mbi penalltinë në ndeshjen ndaj Wolwes.
Pogba e humbi penalltinë ndaj Wolwes, gjë që bëri që “Djajtë e kuq”, të fitonin vetëm një pikë.
Tekniku norvegjez ka vendosur që francezi të mos i gjuante penalltitë.
Lojtarët janë të shqetësuar, pasi e ardhmja e francezi nuk po dihet, pasi ka një interesim nga Real Madridi. /IndeksOnline/