Bahtiri edhe me fotografi, konfirmon aderimin në Vetëvendosje!
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të qartë se është bërë pjesë e lëvizjes Vetëvendosje.
Ndonëse është paralajmëruar nesër do të dalë zyrtarisht, ai sot ka publikuar një fotografi, duke shtrënguar duart me Faruk Mujkën e VV-së.
Ata përëcojnë mesazh se janë bashkuar për këto zgjedhje.
